Programimi kompjuterik është shkrimi i një grupi instruksionesh në kompjuter në mënyrë që ato të përpunohen dhe pastaj të ekzekutohen. Këto udhëzime përdoren për të zgjidhur probleme ose për të krijuar aplikacione të shumta që e bëjnë jetën tonë më të lehtë.
E adhurues i programimit është Leka, i cili përmes aftësive të tij dhe njohurive të fituara ka krijuar dy aplikacione. Njëri ngjason me Google Translate, që shërben për të përkthyer fjalë në gjuhë të ndryshme. Mjafton të shkruash fjalën apo fjalinë që ju dëshironi dhe ajo do të përkthehet në gjuhën që ju zgjidhni.
Ndërsa aplikacioni tjetër ngjason me Netflix, që është një platformë shumë e mirë për të shikuar filmat tanë të preferuar. Që të dy aplikacionet mund të shkarkohen në telefon duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë përdorimin e tyre.
Mirëpo, më shumë rreth pasionit për programim dhe këtyre dy aplikacioneve na tregoi Leka, i cili preferon shumë programimin dhe ka një dëshirë të madhe për të krijuar aplikacione dhe lojëra të ndryshme përmes aftësive që posedon në gjuhë të ndryshme programuese.
Pra, admirimi i madh që ka Leka ndaj programimit dhe krijimit të aplikacioneve dhe lojërave të ndryshme kompjuterike e motivon atë akoma më shumë drejt krijimeve të tjera.
Edhe ju fëmijë, që pëlqeni programimin, nëse keni ndonjë ide mos hezitoni ta bëni atë realitet!