Në sezonin e ri të PFF-së më shumë hapësirë do t’i jepet kureshtjes së fëmijëve për çështje nga më të ndryshmet. Pra çfarëdo që duan ata të dinë, adresën tashmë e kanë të qartë, në PFF do t’i marrin përgjigjet nga më të larmishmet.
Mjekë, sportistë, muzikantë e kineastë do të jenë pjesë e PFF-së, për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja, çkado që ju intereson. Duke qenë se mësimi po fillon, këtë herë pyetjet tuaja kishin të bënin me virus. Si të sillen dhe çfarë të bëjnë në shkollë gjatë kësaj periudhe kur po përballemi me pandemi? Kur mund t’i përqafojnë shoqet? Kur do t’i kthehemi normalitetit? Pyetjeve u është përgjigjur infermierja Naile Nitaj.
-
Rregullat që duhet t’i ndjekin fëmijët në shkollë gjatë pandemisë
-
Kur skena merr frymë
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar eksplorimit në natyrë
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar 7 dhe 8 Marsit
-
Programi Fluturues i Fëmijëve, me një edicion kushtuar frutave të vjeshtës dhe sekretit të duarve të pastra