PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Intervista e Presidentes me fëmijët

Me rastin e 1 Qershorit, Presidentja Vjosa Osmani priti fëmijët e Programit Fluturues të Fëmijëve.

Fëmijët patën mundësinë ta takojnë Presidenten nga afër dhe t’i parashtrojnë asaj pyetje nga më të ndryshmet.

E pyetën rreth jetës së saj si fëmijë, ëndrrat e saj, si dhe për rrugën që ajo ndoqi për të arritur sukses dhe t’u bërë Presidente.