Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Festë në kopshte

Shumë të lumtur që festa e tyre erdhi përsëri, fëmijët e kopshtit “Fillesa” me shumë gëzim vallëzonin në programin e organizuar për nder të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve.

Maskotat me veshjet e personazheve të tyre të preferuara vetëm sa e shtonin kënaqësinë, të cilën e përjetonin fëmijët. Buzëqeshja në fytyrat e tyre i tregonte të gjitha.

Pas grupmoshës së të vegjëlve, ishte radha për grupet parashkollore të këtij kopshti. Edhe ata sikurse miqtë e tyre me padurim prisnin që të fillonin të këndonin këngët më të dashura për ta e të vallëzonin nën tingujt e tyre.

Më pas u organizuan edhe gara ku shpërblehej fëmija që vallëzonte më së bukuri. Kjo garë i nxiti fëmijët akoma më shumë që të bënin lëvizjet në mënyrë sa më të mirë.

Pra, Dita e Fëmijëve pëlqehet shumë nga ju fëmijë. Të gjithë ju jeni të veçantë dhe zbukuroni botën me çiltërsinë që keni. E pikërisht 1 Qershori është dita ku ju mund të shfaqni idetë, dëshirat dhe ëndrrat që keni. Mos ndaloni së festuari, sepse kjo ditë është vetëm e juaja!