Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Aktivitete për 8 Marsin

Shokët tuaj në akademinë e fëmijëve “Lapsi” ishin shumë të entuziazmuar për aktivitetet për nder të festës së 8 Marsit. Ne vizituam tri klasa të këtij kopshti për të zhvilluar aktivitetet së bashku me fëmijët.

Dita e Gruas është festë që shënohet çdo vit më 8 Mars për të përkujtuar arritjet e grave në të gjithë botën. Gjithashtu për të shfaqur dashurinë dhe respektin që kemi ndaj tyre. E kjo festë është shumë e dashur për fëmijët, të cilët mezi presin t’u dhurojnë nënave të tyre lule apo kartolina të krijuara nga ta. Me shume dashuri dhe përkushtim, secili prej tyre përmbushte detyrën që kishte në mënyrë që punimet të dilnin sa më bukur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me buzëqeshjet në fytyrat e tyre ata vazhdonin të punonin me shumë dëshirë, për të lumturuar më pas nënat e tyre. Gjithashtu nuk hezituan të ndanin me ne punimet dhe arsyen e krijimit të tyre.

Punimet realizoheshin me një kujdes të shtuar dhe shumë dashuri. Secili nga fëmijët përpiqej të bënte kartolinën e tij sa më kreative dhe i mbushnin ato me vizatime sipas imagjinatës së tyre.

Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët përfunduan me sukses aktivitetin, duke punuar kështu kartolina, lule dhe punime të tjera për nënat për t’ua uruar atyre 8 Marsin, Ditën e Gruas.