Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Aktivitete me fëmijë në stinën e pranverës

Pranvera u rikthye dhe fëmijët shumë të lumtur po e presin ardhjen e saj.

Me padurim pritnin të mbillnin lulet e tyre në kopshtin e shtëpisë që kishin punuar. Me këshillat dhe ndihmën e mësuesve ata punonin me shumë dëshirë e gëzim.

Lulet janë bimë shumë të preferuara nga ju fëmijë. Me ngjyrat e tyre të bukura dhe aromën që kanë ato vetëm e shtojnë hijeshinë e natyrës, duke u bërë akoma më të pëlqyera nga ju.

Stina e pranverës është koha më e mirë që ne t’i mbjellim lulet. Dheu vendoset në vendin e duhur e më pas hidhen farat, të cilat kur të rriten shndërrohen në lule. Mirëpo në mënyrë që lulet të çelin duhet përkujdesje. Ato duhet ujitur me shumë kujdes.

Pra, të gjithë fëmijët ishin të lumtur për pranverën dhe tani do të kujdesen për lulet e tyre derisa ato të fillojnë të rriten e të çelin. Gjithashtu edhe ju mund të mbillni lule në shtëpitë e juaja ashtu siç kanë bërë fëmijët e kopshtit “Fillesa”.