Edicioni më i ri i Programit Fluturues të Fëmijëve i është dedikuar datës së 31 Tetorit. Kjo datë e njohur si Halloween, është një nga netët më të famshme në mbarë botën, ku njerëzit vishen me kostume nga më të ndryshmet dhe shkojnë derë më derë për të kërkuar ëmbëlsira.
Ne ishim në vizituam kopshtin e fëmijëve “Kids World” ku përveç se pamë kostume nga më kreativet, poashtu patëm mundësinë që të shohim përplot eksperimente argëtuese.
Si çdo herë tjetër, as në këtë edicion nuk do të mungojnë rubrikat e veçanta në ‘Kuiz’ dhe ‘Gjëegjëzë’ ku do të keni mundësi të testoni njohuritë tuaja në disa tema mjaft interesante që kemi përzgjedhur për ju.