Edicioni më i ri i Programit Fluturues të Fëmijëve i është dedikuar botës së librave.
Përmes këtij emisioni fëmijët mund të zhyten në botën e mrekullueshme të letërsisë, duke festuar kënaqësinë e leximit dhe krijimit. Panairin e Librit për Fëmijë e kanë pritur krahëhapur të gjithë nxënësit e kryeqytetit të cilët në mesin e tingujve të muzikës dhe përplot aktiviteteve. Fëmijët nuk hezituan që poashtu të ndajnë me ne titujt e tyre të preferuar.
Si çdo herë tjetër, as në këtë edicion nuk do të mungojnë rubrikat e veçanta në ‘Kuiz’ dhe ‘Gjëegjëzë’ ku do të keni mundësi të testoni njohuritë tuaja në disa tema mjaft interesante që kemi përzgjedhur për ju.