PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Aktivitetet e fëmijëve për stinën e pranverës

Pranvera është stina që gjallëron tërë natyrën, duke i dhuruar asaj një pamje tërësisht ndryshe. Ardhjen e saj e kanë pritur me padurim grupet parafillore e “Qamil Batalli”.

Pas diskutimit me fëmijët rreth pranverës dhe ndryshimeve që ndodhin në këtë stinë, ishte radha që fëmijët të këndonin një këngë kushtuar pranverës. Ndërkaq grupi tjetër i parafillorëve kishte filluar të krijonte punime të ndryshme kreative rreth pranverës.

Njëri grup ngjyroste lulen dhe vazon me ngjyra të drurit. Me shumë dëshirë ata ngjyrosnin lulet, të cilat janë kudo në pranverë duke zbukuruar natyrën. Ndërkaq një grup tjetër ngjiste me kujdes disa copëza të prera në fletë, të cilat së bashku krijonin një lule. Ekzistojnë lule me ngjyra të ndryshme dhe aromë shumë të këndshme.

Grupi i fundit, mbushte pemën me lule shumëngjyrëshe. Gjatë pranverës të gjitha pemët lulëzojnë duke marrë ushqimin e nevojshëm përmes diellit dhe rrënjëve. Më pas krijohen frutet, që i shijojmë gjatë stinëve të tjera.

Pasi përfunduan punimet, ishte koha që fëmijët të argëtoheshin përmes një loje, që përfshinte lulet dhe numrat.