PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Bota e mahnitshme e kafshëve nënujore në edicionin e ri të PFF-së

Edicioni i ri i Programit Fluturues të Fëmijëve sjell botën e mahnitshme nënujore. Në këtë emision fëmijët njihen me peshqit dhe mësojnë për kujdesin ndaj tyre. Ndërsa në kopsht realizojnë aktivitete për verën dhe kafshët e detit.

Në këtë emision nuk mungon as rubrika “Punëdore”, e cila është një rubrikë e veçantë e Programi Fluturues të Fëmijëve në KTV, përmes së cilës çdo javë prezantohen video që tregojnë hap pas hapi si krijohen punime të ndryshme kreative.

Këtë herë mund të mësoni se si të krijoni breshkë nga letra dhe peshq me materiale të ndryshme. Ndërsa përmes këtij emisioni të vegjlit mund të testojnë edhe njohuritë e tyre për kafshë nën ujore nga rubrikat “Gjëegjëza” dhe “Kuizi”