PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Fakte interesante për akulloret

Besoj jeni kënaqur duke ngrënë akullore gjatë gjithë verës, prandaj le të mësojmë së bashku disa fakte interesante për to.

- Lloji i parë i akullores u shpik në Kinë para 2000 vjetësh. Deri në ditët e sotme akullorja ka ndryshuar shumë, por është interesante të dihet se u shpik në kohën e shumë shpikjeve të tjera të rëndësishme si letra, busulla dhe çaji.

- Eksploruesi Marko Polo ishte ai që e mori recetën e akullores gjatë udhëtimit të tij në Kinë dhe e dërgoi në Itali.

- Një tjetër fakt interesant është se rreth 50% të vëllimit të akullores e përbën ajri. Pra, pjesa më e madhe e saj është vetëm ajër.

- Në ditët e sotme shijet e akullores janë nga më të ndryshmet. Sidomos në Japoni dhe në Angli ka shije shumë të çuditshme si shije gaforre, sardele e madje edhe pice.

- Edhe pse akullorja është rreth 2000 vjet e vjetër, koni ose kaushi ka filluar të përdoret vetëm para 100 vjetësh. Është shumë i shijshëm, por edhe i mirë për ambientin. Nëse merrni akullore në kon e jo në tas, nuk do të lini prapa asnjë mbeturinë dhe do të shijoni çdo kafshatë.