PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Si bëhet dhurimi i një organi?

Si dhurohet një organ?

Ndodh që ndonjëri nga organet e trupit të mos funksionojë mirë. Në këtë rast ai duhet të zëvendësohet. Në këtë mënyrë, që transplantimi të ketë sukses, duhet që organi i ri të jetë i ngjashëm me të vjetrin, ashtu që trupi të mos e refuzojë atë si diçka të panjohur.

Si bëhet një operim?

Kirurgu hap lëkurën për të shëruar, hequr apo riparuar një organ. Pastaj e mbyll atë me gjilpërë dhe penj. Gjatë kësaj kohe pacienti është në gjumë ashtu që të mos ndiejë dhembjet. Ky proces kryhet në pastërti të madhe.

Si riparohet një frakturë?

Në rast të thyerjes së ndonjë ashti, trupi është përgjegjës për riparimin e vetvetes. Ashti nis të punojë në riparim duke krijuar inde të reja të buta të cilat forcohen me kalimin e kohës. Pak nga pak ashti merr formën e mëparshme. Zakonisht keni parë dikë që ka thyer gjymtyrë të ketë allçi.

Por përse shërben ajo dhe… Si ndihmon allçia?

Nëse gjymtyra e thyer nuk qëndron drejt dhe rrezikon të mos ngjitet, përdoret allçia. Kështu ajo e ndihmon gjymtyrën e thyer të fiksohet deri sa të riparohet plotësisht.