Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Si krijohet një skelet e si shkaktohet ngërçi?

Si krijohet një skelet?

Skeleti është struktura e të gjithë eshtrave në trupin tonë. Ai na mundëson të qëndrojmë në këmbë dhe të lëvizim, kjo për faktin se muskujt tonë janë të ngjitur në eshtra. Skeleti i njeriut të rritur ka 206 eshtra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si ndërtohet një asht?

Një asht apo kockë përbëhet nga pjesa e fortë, e cila e rrethon pjesën e butë si sfungjer që gjendet në mes. Kjo lëndë si sfungjer brenda eshtrave quhet palca e kockave, e cila prodhon qelizat e gjakut dhe qelizat që na mbrojnë nga mikrobet.

Si funksionojnë muskujt?

Muskujt janë inde që zgjaten dhe tkurren. Ata lidhin eshtrat me njëri-tjetrin dhe vënë në funksion disa nga organet tona. Muskujt na duhen për të lëvizur dhe për të jetuar. Zemra është muskuli më i rëndësishëm i trupit tonë.

Si krijohet ngërçi?

Muskujt tkurren dhe zgjaten në bazë të urdhrave që i marrin nga truri. Por ndonjëherë kur u mungon oksigjeni ose kalciumi, ata ngecin dhe nuk lirohen. Ky është ngërçi ose djegia e muskujve. Në këtë rast, muskujt dhembin, por që pas pushimit dhimbja kalon vetvetiu.