Për digjitalizimin e lëndës së artit gjatë pandemisë i njofton të vegjlit Programi Fluturues i Fëmijëve, në edicionin më të ri i cili transmetohet të shtunën në KTV me fillim nga ora 16:25.
Fëmijët me këtë rast do të mësojnë për një aplikacion falas të cilin mund ta përdorin për vizatime digjitale. Nuk do të mungojnë as rubrikat e përjavshme "Rrëfenja", "Punëdore", "Ngjyra ngjyra" e "Kuizi".