Programi Fluturues i Fëmijëve, edicioni i ri, i njeh fëmijët me shkronjën e fundit të alfabetit të gjuhës shqipe, shkronjën Zh, përmes materialeve dhe rubrikave të shumta interesante.
Fëmijët mësojnë për zhytjen nga profesionisti i këtij sporti Ismajl Kasumi, i cili që 50 vjet merret me zhytje. Materiali është pjesë e edicionit më të ri të PFF-së, i cili transmetohet të shtunave në KTV nga ora 16:25.
Në këtë edicion të vegjlit njihen me shkronjën Zh edhe përmes materialeve të tjera si rrëfenjës për zhabën, pastaj rubrikës "Punëdore" e cila i mëson hap pas hapi si ta punojnë një zhapik nga letra e shumë gjëra të tjera.