Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Në përkujtim të 29-vjetorit të ndarjes nga jeta të bashkëshortit, babait dhe gjyshi tonë

ZEJNULLAH (AVDYL) DEDI

ZEJNULLAH (AVDYL) DEDI

(1938 -1997)

Sot bëhen 29 vjet nga ndarja jote nga jeta, por mungesa jote mbetet po aq e madhe sa ditën kur u largove. Me krenari kujtojmë jo vetëm babanë e përkushtuar që na rriti me dashuri, dinjitet dhe vlera, por edhe atdhetarin që ia kushtoi rininë dhe profesionin shërbimit të vendit. Si oficer, përjetove padrejtësinë e burgut famëkeq të Goli Otokut dhe humbe të drejtën për të ushtruar profesionin tënd, por kurrë nuk e ule kokën. Jetove me ndershmëri e dinjitet, duke na edukuar me dashurinë për atdheun, me respektin për njeriun dhe me bindjen se atdheu mbrohet me vepra, e jo me fjalë. Kontributi yt ishte i heshtur, por i madh, ndryshe nga koha e sotme, kur shpesh lavdërohen edhe kontribute shumë më të vogla. Sot ndihemi edhe më krenarë që jemi bijtë e tu dhe që mbajmë me nder trashëgiminë e vlerave që na le. I paharruar do të mbetesh përherë në zemrat tona. LAVDI kujtimit tënd! Bashkëshortja: Azizja, djali Neroni me bashkëshorten Albulenën, me nipin Natikun dhe mbesën Naria, vajza Nora, me mbesën Dea, vajza Irena, dhëndri Agimi, nipërit Armini dhe Leoni, vajza Edita, dhëndri Bekimi, vajza Mirora.

Data e publikimit: 29 korrik 2026 02:00