Më 06 qershor 2026 bëhen katër vjet pa babanë tonë të dashur dhe afër zemrës sonë mbetet edhe dhimbja për nënën tonë të shtrenjtë, e cila më 30 maj bën dy vjet që është ndarë nga ne.
NAZMI SHAMOLLI MIHRIJE SHAMOLLI
10.02.1936-06.06.2022 28.06.1936- 30.05.2024Edhe pse koha kalon, mungesa juaj vetëm sa bëhet më e madhe. Shtëpia, familja dhe çdo kujtim mbajnë ende zërin, dashurinë dhe kujdesin tuaj. Ju ishit forca jonë, mbështetja jonë dhe zemra e familjes sonë. Na mungojnë fjalët tuaja, përkrahja, lutjet dhe dashuria e pakushtëzuar që na dhuruat gjithë jetën. Por krenaria që ju patëm prindër mbetet e përjetshme në zemrat tona dhe të fëmijëve tanë, të cilëve do t’ua kujtojmë gjithmonë mirësinë dhe sakrificën tuaj. Lusim Zotin t’ju mëshirojë dhe t’ju dhurojë Xhenetin. Do të jetoni përherë në zemrat tona. Me mall dhe dashuri të pafund ju përkujtojnë: fëmijët, nipat dhe mbesat.