Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Pesë vjet kaluan, pesë vjet pafundësisht të gjatë pa ty, pa më të dashurin tonë

Mustafë Zariqi

Mustafë Zariqi

(2.1.1960 – 16.4.2021)

Koha ecën, por dhimbja nuk shuhet — ajo thjesht mëson të jetojë brenda nesh. Mirëpo shembulli yt mbetet dritudhë. Vlerat e tua njerëzore dhe intelektuale janë, dhe do të jenë ngushëllimi dhe motivimi ynë në çdo ditë që nis pa ty. Këshillat dhe vlerat e tua do t'i ruajmë me kujdes dhe do t'i zbatojmë me ndershmëri, në çdo hap që kalojmë — sepse ashtu të mbajmë gjallë, ashtu të nderojmë. Përjetësisht i dashur, përjetësisht i pranishëm. Të përkujtojmë me shumë mall, dashuri dhe krenari familja Zariqi: bashkëshortja Drita, djemtë Albani, Vetoni dhe Liraku.

Data e publikimit: 16 prill 2026 03:10