Më 26 dhjetor bëhen 28 vjet qëkur u ndave nga jeta baba e bashkëshort yni, forca jonë e munguar

ABEDIN EJUPI – CUCA

ABEDIN EJUPI – CUCA

(15.7.1961 - 26.12.1998)

U largove herët, shumë herët, duke lënë pas pesë fëmijë të vegjël dhe një nënë të fortë që mbajti mbi supe dhimbjen, mungesën dhe jetën. Ne u rritëm me mallin për ty, me pyetjet pa përgjigje dhe me krenarinë për emrin që na le. Çdo vit që kalon nuk e zvogëlon dhimbjen, vetëm na mëson ta bartim ndryshe. Mungesa jote ka qenë prezente në çdo hap tonin, në çdo fitore dhe në çdo moment kur do të donim të na përqafoje e të na thoshe “jam krenar për ju”. Si boksier i njohur në Prishtinë, le gjurmë në sport, por për ne trashëgimia jote më e madhe ishin zemra, karakteri dhe emri yt që na udhëheq çdo ditë. Ti nuk u harrove asnjëherë, sepse jeton në ne, në gjakun tonë dhe në lutjet tona të përditshme. Me mall që nuk plaket kurrë dhe dashuri që nuk vdes: bashkëshortja Flora, djemtë Islami e Flagranti, vajzat Lyzana, Floranda e Suzana, nusja Dardana, nipat dhe mbesat, Abedini, Era e Hana.

Data e publikimit: 26 dhjetor 2025 02:10