Sot, më 7 prill 2022, bëhen 3 vjet pa më të dashurën Nënën tonë

NAILE (SHERIF) MURTEZI

NAILE (SHERIF) MURTEZI

(1936 – 2019)

Ah, Nënë, emër i madh, nënë, emër i veçantë, nënë, gjëja më e shtrenjtë në jetë… shumë vështirë qenka të shkruhet përkujtimi për ty… Jeta po vazhdon, por shumë e zbehtë, shumë e rëndë. Sido që të vijë duhet detyrimisht të jetohet, por mungesa jote na mbyti, malli yt na djeg. Ishe dhe do të mbetesh shembull i respektit, shembull i dashurisë, shembull i bamirësisë… Nëna jonë, ike në kohën kur ende s’ishin ndalur lotët e dhembja për Agën. Na le shumë keq, me zemra të thyera, me shumë mall. Mburremi që të patëm, e dashura Nënë. Thonë që koha shëron plagët, jooo, asnjëherë nëna e shtrenjtë nuk harrohet. Na mungon shumë, shumë, na e mbylle derën, por je në kujtimin tonë përjetësisht, në zemrat tona.

Me mall e lot në sy të kujtojnë vajzat e tua që të deshën shumë: Adilja, Shpresa, Valdetja, Valbona e Valirja.

Data e publikimit: 07.04.2022
Shpërndaje
Të tjera