16 vjet pa bashkëshortin dhe babin tonë të dashur

VALDET MURIQI
(6.6.1976 - 19.1.2006)Thonë që koha shëron plagët, por plaga jonë veç vazhdon të rritet. Mungesën tënde e ndiejmë në çdo hap që bëjmë. Vuajmë pse vdekja të mori aq shpejt dhe aq papritur. Ike në lulen e rinisë e si ngushëllim na i le vetëm kujtimet për çastet e bukura që i kaluam. Kujtimet për ty i ruajmë si gjënë më të shenjtë dhe më të vlefshme në jetën tonë. Të vlefshme, siç ishe ti, i dashur Valdet, i dashur baba! Plot 16 vjet po bëhen qëkur ti më nuk je në mesin tonë, më i dashuri ynë. Në këta 16 vjet pa ty na kanë shoqëruar vetëm pikëllimi dhe shpresa se një ditë do të bëhemi bashkë. Nuk ka fjalë që përshkruan dhimbjen e pikëllimin që e ndiejmë, sepse ajo që ndihet në zemër nuk thuhet me fjalë. Përherë të mbajmë në zemër. Ndonëse fizikisht nuk je në mesin tonë, përmes rrezeve të diellit e ndiejmë rrezatimin e mirësisë që të karakterizonte.. Eh, sa do të donim ta kthenim kohën prapa, për ta jetuar dhe për ta zgjatur momentin e fundit pranë teje...
Me shumë mall e dashuri të përkujtojnë: bashkëshortja Arbresha dhe dy djemtë e tu, Arbri e Dida-Valdeti