10 vjet pa më të dashurën tonë

Dr. Zinete Luta-Mekuli

Dr. Zinete Luta-Mekuli

Asgjë nuk na përgatiti për humbjen tënde që na i këputi zemrat. 10 vjet të zymtë kaluan pa Ty, pa përqafimin tënd dhe zërin tënd të ëmbël. Ishe gjëja më e çmuar në këtë botë. Prania jote ishte një bekim, e tani kujtimi për ty një thesar. Na mungon tej mase. Sa do të doja të të përqafoja edhe njëherë dhe ta ndiej aromën tënde. Zemra të kërkon gjithkund. Të shoh shpesh në ëndërr, por kur zgjohem ti nuk je aty e çdoherë sikur të të humbas përsëri. Na këpute shpirtin, shkove shumë herët. Ti do të ndriçosh përherë në mendjen dhe zemrat tona sikur margaritari më i çmuar. Na ke lënë kujtime të bukura dhe dashuria jote është përgjithmonë udhërrëfyesi ynë. Pusho në paqe engjëlli ynë.

 

Të kujtojnë çdo ditë me mall, dashuri, respekt dhe krenari: bashkëshorti Fazliu, vajza Edona, djali Dritoni me bashkëshorten Teutën dhe nipi Lisi.

Data e publikimit: 22.01.2021
Shpërndaje
Të tjera