Britanikja Charlotte Dujardin u përjashtua nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024” pasi u shfaq në një video ku godiste kalin në mënyrë të përsëritur në këmbë, gjatë një ecjeje të ngadaltë të kalit.
39-vjeçarja është pezulluar përkohësisht nga Federatat Ndërkombëtare për Sportet e Kuajve (FEI).
Për veprimin jo të mirë të Dujardinit, kalorësi Tom McEwen ka thënë se ishte një tronditje e madhe për Britaninë e Madhe.
“Ishte një tronditje e madhe për të gjithë ne, por ne kemi ardhur këtu për të bërë punën tonë si ekip, kështu që jemi të fokusuar. Ne i kemi parë lajmet, janë thellësisht të trishtueshme për sportin tonë, por në të njëjtën kohë nuk besoj se ky sport është i tillë. Do të isha më se i lumtur të lejoja këdo ta shihte se sa mirw trajtohen kuajt. Mendoj se sporti ynë është i mrekullueshëm dhe kuajt trajtohen si mbretër dhe mbretëresha”, deklaroi McEwen të shtunën, shkruan “BBC”.
Dujardin ishte caktuar të garonte në gara individuale dhe ekipore në Lojërat Olimpike.
Tre herë fituesja e medaljes së artë olimpike kishte thënë se është “thellësisht e turpëruar” dhe se “veprimet ishin krejtësisht jashtë karakterit të saj”.
-
Goditi kalin në këmbë, sportistja britanike tërhiqet nga Lojërat Olimpike
-
Dënohet rëndë kalorësja që goditi 24 herë kalin e saj
-
Një sportist grek del pozitiv për substancë të palejuar, largohet nga Lojërat
-
Tërhiqet nga gara e 100 metrave, për t’u fokusuar në disiplinën tjetër
-
Trajnerja e Donjetës: Kokën lart kampione