Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vulosur dominimin në basketboll edhe në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, duke fituar medaljen e artë.
Të shtunën mbrëma, SHBA-ja fitoi të artën duke mposhtur nikoqiren Francën me rezultat 98:87.
Për SHBA-në në çastet vendimtare shpërtheu Steph Curry. Realizoi 24 pikë. Nga 15 pikë i patën Kevin Durant e Devin Booker, ndërsa LeBron James regjistroi 14 pikë e 10 kërcime.
Francës nuk i mjaftuan 26 pikët e Victor Wembanyamas e 20 të Guerschon Yabusele.
Është medalja e 17-të e artë e SHBA-së në basketboll në 21 edicione të Lojërave Olimpike. SHBA-ja në basketboll ka përfunduar në podium në secilën olimpadë, përveç asaj “Moska 1980” të cilën e kishin bojkotuar.
Vetëm tri shtete kanë fituar medalje të artë olimpike në basketboll, përveç SHBA-së. E fitoi Bashkimi Sovjetik në vitet 1972 dhe 1988, Jugosllavia në vitin 1980 dhe Argjentina më 2004.