Peshëngritësja amerikane, Olivia Reeves, e ka fituar medaljen e artë olimpike dhe ka vendosur rekord të ri olimpik në shkëputje.
Reeves triumfoi të premten mbrëma në “Parisi 2024” në kategorinë deri në 71 kilogramë.
Ajo ngriti 117 kilogramë në shkëputje, ndërsa në shtytje pati 145 kilogramë ngritje.
Në total kishte ngritje prej 262 kilogramëve.
Vendin e dytë e zuri Mari Leivis Sanchez e Kolumbisë me 257 kilogramë, ndërsa Angie Paola Palacios e Ekuadorit pati në total 256 kilogramë ngritje.