NËPËR FILM

“Pa vend”, filmi nga Kosova në garë për “Palmën e Artë” të Kanës

 

Filmi i shkurtër i Samir Karahodës, “Pa Vend”, është pjesë e konkurrencës zyrtare në kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Kanës. Kjo konsiderohet një arritje mjaft e madhe për kinematografinë tonë, dhe njëkohësisht një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën.

Regjisori dhe skenaristi i këtij projekti, Samir Karahoda, për emisionin “Nëpër Film” tregoi për emocionin e veçantë që ia solli lajmi se filmi i tij, “Pa vend”, do të konkurrojë për çmimin kryesor të kësaj ngjarjeje prestigjioze atë “Palma e Artë”.