NËPËR FILM

“Kino Armata” me “Neo_School” për prodhim të filmave të shkurtër dokumentarë

 

“Kino Armata” edhe njëherë po e organizon shkollën joformale “Neo_School”. Për këtë modul pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë për prodhimin e filmave të shkurtër dokumentarë. Qëllimi i organizimit të kësaj shkolle joformale është pasi që krijohet një eksperiencë emocionale që e rrit dashurinë për një lëmë ose pasionin për të mësuar.

Nga 31 maji e deri më 4 korrik të këtij viti, gjashtë kandidatët e zgjedhur do të kenë mundësi të dëgjojnë ligjërata mbi aspektet e ndryshme të procesit të filmbërjes së dokumentarëve, nga liderët në fushat e filmit dhe hulumtimit.