NËPËR FILM

Armend Smajli aktori i disa filmave të shpërblyer kosovarë

I ftuar në edicionin e fundit të emisionit “Nëpër Film” ishte aktori i njohur për publikun, Armend Smajli.

Në një intervistë të përgjithshme Smajli foli për rolin e tij të fundit në filmin “The Land Within Me”, disa projekte të suksesshme kinematografike pjesë e së cilëve ishte edhe ai, si “Zgjoi” dhe “Cirku Fluturues”, pasionin dhe dashurinë që e ka për aktrimin filmik dhe skenik, e shumëçka tjetër.