NËPËR FILM
“Në kërkim të Venerës” nis rrugëtimin me Festivalin e filmit në Rotterdam
“Në kërkim të Venerës” është filmi i parë nga Kosova i cili ka arritur të hyjë në garën zyrtare të Festivalit ndërkombëtarë të filmit në Rotterdam.
Me regji dhe skenar të Norika Sefës, filmi përvijon konfliktet midis gjeneratave në familjet e mëdha shqiptare, përmes kundërvënies së Venerës ndaj normave shoqërore.