NËPËR FILM

Adriana Matoshi, aktorja e sukseseve

E ftuar në edicionin e parë të emisionit “Nëpër Film” për vitin 2021, ishte aktorja e shumëshpërblyer e filmit, Adriana Matoshi.

Në këtë intervistë ekskluzive, ajo tregon si ishte viti 2020 për të, si e ka kaluar pandeminë e cila për aktoren u karakterizua me fitimin e disa shpërblimeve kinematografike, cilat janë projektet që e presin për vitin e ardhshëm, dhe shumëçka tjetër.

Matoshi po ashtu foli për eksperiencën e saj gjatë realizimit të filmit “Zana”, i cili ishte mjaft i veçantë për aktoren.