NËPËR FILM

Filmat më të shikuar në “Cineplexx” gjatë vitit 2020

Viti 2020 nuk ishte i zakonshëm sa u përket arkave filmike botërore, që u ndikuan dukshëm nga mbyllja e kinemave si pasojë e pandemisë, dhe pezullimi i lansimeve dhe premierave të filmave të mëdhenj hollywoodian.

Megjithatë, disa filma arritën t’i shijojnë ca muaj të mirë në arkat filmike, duke arkëtuar shumë të kënaqshme të të hollave nga shitja e biletave nëpër kinematë botërore.

Për pesë filmat hollywoodian më fitimprurës në arkat filmike botërore dhe pesë filmat më të shikuar në kinema, diskutuan me mysafirin e fundit të emisionit “Nëpër Film” për vitin 2020, Dëfrim Puka, nga “Cineplexx Kosova”.