NËPËR FILM

Edicioni i 11-të i “Anibarit” vjen me program të pasur edhe në kohë pandemie

Festivali i vetëm në rajon që i dedikohet filmit të animuar, “Anibar”, këtë vit po e shënon edicionin e 11-të në një formë pak më ndryshe, shkaku i situatës së shkaktuar nga pandemia globale.

Drejtoresha e festivalit, Arba Hatashi, për emisionin “Nëpër Film” tregoi rreth sfidave të realizimit të këtij edicioni dhe atë së si do të duket “Anibari” në përgjithësi.

Por, cila është tema e cila do të trajtohet sivjet në festivalin ndërkombëtar të filmit të animuar?

“Anibar” është një ngjarje që karakterizohet edhe me aktivitetet e tjera shoqëruese, përfshirë këtu mbrëmjet muzikore dhe punëtoritë e ndryshme. Arba tregon se si do të realizohen ato këtë vit.

Mundësia që disa filma të shfaqen në kinematë e hapura në qytetin e Pejës mbetet si opsion, por varet nga situata pandemike gjatë muajit gusht. Duke mos e vendosur në plan të parë mënyrën se si do të shfaqen filmat, Arba thotë se programi vjen i mjaft i pasur me filma dhe përmban vepra të mrekullueshme.

Tutje, Hatashi thotë se karakteristika kryesore e festivalit sivjet, është pikërisht fakti se ai vjen në formatin virtual.

Megjithëse pandemia në përgjithësi e ka dëmtuar kulturën në vend, Arba deklaron se qëllimi kryesor i stafit organizues të “Anibarit” është të vazhdojnë t’u ofrojnë qytetarëve aktivitete kulturore edhe në forma të tjera.

Edicioni i 11-të i “Anibarit” mbahet nga 17 deri më 23 gusht në qytetin e bukur të Pejës.