KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Ванс директно ја обвинува војната со Иран за поразот на изборите

Џеј-Ди Венс

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Флутура Гаши-Мехмети

    Пеперутка Гаши-Мехмети
  • 5 ноември 2026 07:49 часот

  • Споделете на:

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka shkaktuar reagime të forta në Uashington të mërkurën, duke ia atribuar drejtpërdrejt luftës me Iranin humbjen e partisë së tij në zgjedhjet afatmesme. 

Deklarata u interpretua në masë të madhe si një përpjekje për t’u distancuar nga presidenti Donald Trump, përpara kandidimit të mundshëm për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028.

Në një deklaratë prej rreth 600 fjalësh, të formuluar me kujdes dhe publikuar në rrjetin social X, zëvendëspresidenti ka pranuar se votuesit që kishin mbështetur Trumpin në vitin 2024 i kishin braktisur republikanët në zgjedhjet afatmesme.

"Arsyeja pse humbëm është lufta. Vetë presidenti e tha këtë mbrëmë", ka shkruar ai.

Në intervistat e dhëna të martën vonë dhe të mërkurën, Trumpi kishte mbrojtur luftën, por kishte pranuar se ajo ndikoi në fitoren e demokratëve, të cilët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan.

Qëndrimi i Vance ndaj luftës në Iran është një sekret i njohur në Ëashington. Ndonëse ai e ka mbështetur vazhdimisht konfliktin që kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Teheranin në shkurt, sipas raportimeve, në takime private me zyrtarë të administratës ka shprehur kundërshtimin e tij.

Megjithatë, këto mosmarrëveshje janë mbajtur larg vëmendjes së publikut, deri më tani.
Vetëm disa orë pasi Trumpi dhe partia e tij pësuan një humbje të rëndë në zgjedhje, Vance e ka bërë të qartë se e konsideronte vendimin për të nisur luftën një gabim të qartë politik.

"Nëse dëshironi të argumentoni se ia vlejti, se humbja e Senatit për gjashtë vjetët e ardhshëm ishte një çmim që ia vlente të paguhej, atëherë bëjeni. Argumentoni se ishte një kosto e pranueshme.

Pavarësisht nëse pajtoheni apo jo, të paktën kjo do të ishte e ndershme", ka thënë Vance.
Ishte një deklaratë e pazakontë, pa precedent të afërt në historinë politike amerikane. Është e vështirë të kujtohet një rast i ngjashëm në historinë e fundit të politikës amerikane, kur një zëvendëspresident në detyrë është distancuar kaq hapur nga presidenti për një çështje madhore të politikës së jashtme.

Por më pas Trumpi, i cili zakonisht kërkon besnikëri të palëkundur nga këshilltarët e tij të lartë, është pajtuar me Vance se zgjedhjet afatmesme ishin përcaktuar "në masë të madhe" nga lufta.

Megjithatë, ai ka shtuar se, po të përballej sërish me të njëjtat zgjedhje, do ta niste përsëri luftën.
Strategic and International Studies.

Ky ishte një sinjal i hershëm se Trumpi, i cili gjithmonë e ka vlerësuar besnikërinë e këshilltarëve të tij, mund t'i lërë Vance-it hapësirë të veprojë i pavarur, nëse ky i fundit vendos të nisë një fushatë presidenciale.

"E di se si ndihet ai për këtë çështje. Mendoj se ishte në rregull", u ka thënë Trumpi gazetarëve, kur është pyetur për postimin e Vance-it, në të cilin ai fajësonte luftën për humbjen në zgjedhje.

"E dija këtë kur mora vendimin për të ndërhyrë dhe ne i ndaluam ata të siguronin armë bërthamore. Ata nuk do të kenë kurrë armë bërthamore", ka shtuar Trumpi.

Deklarata e Vance-it dukej si "një mënyrë për t'u distancuar nga Trumpi", ka thënë Daniel Byman, ekspert i politikës së jashtme në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

Byman ka shtuar se, nëse Vance synon të kandidojë për president, krijimi i dallimeve nga Trumpi do të jetë një veprim delikat, që kërkon ekuilibër të kujdesshëm.
Ky ekuilibër u vu re edhe në postimin e Vance-it. Zëvendëspresidenti nuk e përmendi Trumpin me

emër dhe pjesën më të madhe të analizës së rezultateve zgjedhore ia atribuoi sondazhistëve, pa i identifikuar ata.

Vance "hodhi një hap të vogël për të parë se si do të reagohet dhe çfarë do të bëjë më pas", ka thënë për BBC-në Ashley Davis, strateg republikan.

Përtej kritikave ndaj luftës me Iranin, Vance paraqiti edhe një plan politik, i cili mund të shërbejë si pararendës i një fushate të mundshme presidenciale.

Ai e përmblodhi strategjinë e partisë për të rifituar mbështetjen e votuesve në katër pika:

1. Përfundimi i luftës.
2. Përqendrimi te kostoja e jetesës dhe inflacioni.
3. Vendosja e interesave të Amerikës në plan të parë.
4. Ndryshimi i marrëdhënieve me Izraelin.

Kjo listë përmblidhte një pjesë të madhe të pikëpamjeve politike të Vance-it, që kur ai u shfaq në skenën politike kombëtare, dhe ngjante me argumentet kryesore të një fjalimi që mund të mbajë gjatë një fushate të ardhshme presidenciale.