KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Зулфај за Извештајот за напредокот: ЕК е конзервативна во своите оценки

Јетон Зулфај

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka thënë se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën nuk e reflekton gjendjen reale në terren. Ai ka thënë se Komisioni Evropian është konservativ në nota. 

Zulfaj ka thënë se do të ketë diskutime me zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për mënyrën se si e reflektojnë inputin që jep Kosova. 

“Në vlerat themelore, si demokracia, sundimi i ligjit e vlerat fundamentale të BE-së ne qëndrojmë shumë mirë. Në këtë pikë Raporti i Progresit apo i vendit do të duhej të reflektonte këtë. Mirëpo, ajo që vërejmë në raport është një vlerësim i përgjithshëm i gjendje me nuanca në përshkrim. Do të kem diskutime me Zyrën e Be-së për mënyrën se si e reflektojnë inputin që ne e japim. Sepse ka shumë rëndësi që Raporti të reflektojë gjendjen reale çfarë kemi. Mendoj se janë konservativ në nota”, tha Zulfaj.

Zulfaj ka thënë se Kosova është vendi i vetëm prej gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor që ka shënuar ngritje në lirën e shprehjes, 15 vende sipas matjes së Gazetarëve pa Kufij. 

“Nëse kjo është matja, atëherë Kosova do të duhej të kishte nota shumë më të larta në notimin e Komisionit Evropian”, tha Zulfaj.