KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Курти: Добро е што Собранието се конституираше, вториот потпретседател е на ПДК - ние ќе гласаме за него

Албин Курти

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas përfundimit të seancës u shpreh i lumtur siç u shpreh, pas konstituimit të Kuvendit, raporton KosovaPress.

Kurti e cilësoi këtë si një arritje dhe se do të jenë të gatshëm ta votojnë edhe Vlora Çitakun për nënkryetare kur PDK-ja do të jetë në Kuvend.

"U bë mirë që u konstituua Kuvendi. Nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë. Urime të gjithëve konstituimi i Kuvendit! Pra, përafërsisht tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit u konstituua Kuvendi i Republikës për legjislaturën e tetë, ndërkaq ju e dini që në vitin e kaluar janë dashur tetë muaj nga zgjedhjet që të konstituohet Kuvendi. Nga tetë muaj tash e kishim tre muaj. Natyrisht do të ishte më mirë që të bëhej edhe më herët, por urime të gjithëve se megjithatë është një arritje, e cila tash duhet të vazhdojë me formim të qeverisë", tha Kurti.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e konsideroi të konstituuar Kuvendin pa nënkryetar nga radhët e PDK-së. 
 

Прочитајте други ажурирања
Десет закони во една седница

Без потпретседателот на ПДК, Хаџиу го прогласи Собранието за конституирано

Претседателката на Собранието на Косово, Албулена Хаџиу, го прогласи 11-тиот законодатен состав на...