Arbëri

Qytetarët në Dardani thonë se përfundimi i platesë po ruhet për fushatë

Gati dy vjet pas fillimit të rikonstruktimit të platesë mbi Kurriz, shumë afate për përfundimin e punimeve kanë kaluar pa u respektuar.

Punimet për rikonstruktimin e platosë mbi Kurriz, patën filluar në qershor të vitit 2015, dhe ishe paraparë që të përfundonin në një afat prej 190 ditësh, por kanë kaluar 630 ditë, ndërsa përfundimi i punimeve duket ende larg.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Dardanisë, Safet Kamberaj, i cili para dy javësh e ka paditur Komunën e Prishtinës për vonesa, thotë se projekti vetëm tani ka arritur në gjysmë të realizimit.

Kamberaj ka dyshime edhe për cilësinë e punimeve, duke thënë se pas një kohe platesë do t’i duhet edhe një projekt i ri.

Pronarët e bizneseve përreth thonë se janë dëmtuar nga zvarritja e punimeve.

Qytetarët thonë, se pos dëmeve, ky projekt ka penguar edhe qarkullimin, ndërsa shtojnë se është lënë për kohë zgjedhjesh

Komunarët tani nuk japin datë për përfundim të punimeve. Ndërsa vonesat i kanë arsyetuar me punët shtesë.

Tahiri tutje ka thënë se ata “kanë shumë punë për të bërë dhe se nuk kanë kohë që të mirren me njerëz të frustruar të LDK-së, si Safet Kamberaj”.

Ndërsa ka shtuar se nuk ka nevojë për kompensim të bizneseve pasi punët janë kryer në hapësirë publike.