Metro

Ahmeti: Qytetarët besojnë në Komunën e Prishtinës

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mori pjesë në diskutimin publik të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me studentët e Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, ku u fol për llogaridhënien e politikanëve para qytetarëve, njofton kumtesa komunale, transmeton koha.net.

Në fillim të këtij debati u prezantuan të dhënat e një hulumtimi të KDI-së, lidhur me besueshmërinë e qytetarëve në institucione për sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ku Komuna ka dalë si institucioni më i besueshëm.