Një person në Prishtinë është gjobitur me 200 euro për hedhjen e mbeturinave inerte në mënyrë të rrezikshme dhe në hapësirë publike.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se i dyshuari i ka hedhur këto mbeturina nga ballkoni i një objekti, duke rrezikuar kalimtarët e rastit.
“Inspektorët e Inspektorati i Kryeqytetit kanë gjobitur me 200 euro personin i cili ka hedhur në mënyrë të rrezikshme mbeturinat inerte nga ballkoni i një objekti duke rrezikuar kalimtarët e rastit. Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hidhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore”, thuhet në njoftimin e komunës.
Në faqen “Vrojtuesit e lagjes” të mërkurën është publikuar një video ku shihet një qytetar duke hedhur pajisje shtëpiake nga ballkoni i një objekti shumëkatësh.