Arbëri

Vijnë 100 biçikletat e para për transport publik në Prishtinë

Kreu i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se 100 biçikleta që do të përdoren për transport publik kanë ardhur.

Rama bëri të ditur se shpejt do të krijohen edhe 10 stacionet ku do të vendosen biçikletat.

“100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen. Në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt”, ka shkruar Rama në Facebook.

KOHA muaj më parë pati raportuar se si Komuna e Prishtinës pati ndarë 500 mijë euro për blerjen e këtyre biçikletave teksa një kushtonte 2 mijë e 744 euro.

Kontrata “furnizim me biçikleta për kryeqytetin” ishte nënshkruar nga drejtori i Prokurimit në Komunën e Prishtinës, Visar Shehu, më 28 korrik ndërsa kompania që furnizoi komunën me biçikleta të cilat do të lëshohen me qira ishte “LM IT Consulting”.

LEXO EDHE: