1 perditesime
21:35

“Termokosi” thotë se problemet me ngrohje janë sanuar

“Termokos” ka njoftuar se janë rregulluar problemet me ngrohje dhe se ngrohja ka filluar të kthehet te qytetarët. Gjatë ditës së sotme ka pasur mungesë të ngrohjes në shumë pjesë të Prishtinës.

“Ka qenë një problem i përgjithshëm që është rregulluar, ndërsa ngrohjet kanë filluar të kthehen tash”, ka thënë kujdestari për çështje teknike në “Termokos”, Skënder Përvetica për “KOHËN”.

Sa i përket shpërthimit të gypit në lagjen “Dardania”, ai ka thënë se do të rregullohet defekti sonte apo të martën në mëngjes.

21:28

Ndërpritet ngrohja në pjesën më të madhe të Prishtinës, raportohet për dëmtim të gypave

Është ndërprerë ngrohja e “Termokosit” në pjesët më të mëdha të Prishtinës. Banorët e Qendrës, “Bregut të Diellit”, “Dardanisë”, “Matit 1” dhe po ashtu “Ulpianës” janë ankuar se nuk po funksionojnë ngrohjet.

Ndërkohë raportohet për dëmtim të gypave të “Termokosit” në lagjen “Dardania”.

KOHA ka provuar të kontaktojë me “Termokosin”, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.