“Arbëria” bëhet me park të dizajnuar sipas arkitekturës japoneze
Kryetar i Prishtinës Përparim Rama dhe ambasadorin jorezident i Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, kanë përuruar parkun e lagjes “Arbëria”, i cili do të mbajë emrin e ish-kryeministrit të Jamonisë Shinzo Abe.
“Nder i madh për Kryeqytetin që bashkë me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, të përurojmë parkun e lagjes ‘Arbëria’ me emrin e ish-kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe”, ka shkruar Rama në Facebook.
Sipas Ramës shndërrimi i kësaj hapësire në park sipas arkitekturës japoneze, do t’ju mundësojë qytetarëve që të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit.
Ish-kryeministri japonez Abe ka vdekur në korrik të vitit të kaluar pasi ishte qëlluar me armë teksa po mbante një fjalim para qytetarëve.