Gjobiten qytetarët që zunë parkingjet e rezervuara për persona me aftësi të kufizuara
Disa qytetarë që kanë zënë parkingjet e rezervuara për pasona me aftësi të kufizuara janë gjobitur nga ndërmarrja publike lokale “Prishtina Parking”.
“Prishtina Parking ua ka bllokuar makinat qytetarëve të cilët kanë zënë parkingun e rezervuar për personat me aftësi të kufizuara. Në asnjë mënyrë nuk do të tolerohen personat që nuk respektojnë njëri – tjetrin! ju lutemi qytetarë, kur vëreni se hapësira është me sinjalistikë të dedikuar për persona me aftësi të kufizuara, mos parkoni, nëse nuk i përkisni kësaj kategorie”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Tutje thuhet se “Prishtina Parking” ka rritur në masë të theksuar kapacitetet për bllokada dhe për gjobitje dhe se këtu do e mbajë prioritetin.