Fillon ndërtimi i aneksit të çerdhes “Ardhmënia” në Prishtinë
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i aneksit të çerdhes “Ardhmënia” në Prishtinë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sahatçiu ka thënë se ky institucion parashkollor është ndër më të kërkuarit të lagjes “Bregu i Diellit” në kryeqytet.
“Me hapësirën e re deri së shpejti mundësojmë regjistrimin për klasa të reja dhe ambiente më të mira për përvojë sa më të plotësuar”, ka shtuar më tej ajo.