Arbëri

KMDLNJ-ja rekomandon kamera afër kontejnerëve të mbeturinave në Prishtinë

Descriptive Text

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka ngritur si shqetësim menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, duke thënë se është i keq, që nga cilësia, numri, lokacioni ku janë të vendosur kontejnerët e deri te grumbullimi, mbledhja dhe largimi i tyre.

KMDLNJ-ja ka konsideruar se platoja mbi Pallatin e Rinisë ka hapësirë të mjaftueshme për t’u zhvilluar panaire të ndryshme në të, në vend të shesheve si “Adem Jashari”, “Zahir Pajaziti” e “Skënderbeu”, të cilat, sipas këtij këshilli, janë mbingarkuar.

“KMDLNJ-ja rekomandon drejtorinë përkatëse në komunën e Prishtinës të bëjë një incizim të gjendjes ekzistuese të kontejnerëve dhe pikave të grumbullimit të mbeturinave si dhe deponisë së mbeturinave. KMDLNJ-ja rekomandon që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët të mbulohen me kamera në mënyrë që abuzuesit me mbeturina të dënohen për shkeljet eventuale që i bëjnë”, thuhet në reagim, raporton KSP.