Arbëri

Fushë-Kosova sonte pa ujë

Descriptive Text

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka informuar se të premten nga ora 23:00 e deri të enjten në orën 06:00 të mëngjesit, nuk do të ketë ujë në Fushë-Kosovë, ndërsa në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë dhe Mirditë nuk do të ketë nga ora 00:00 e deri në orën 05:00.

Sipas KRU “Prishtina”, reduktimet e ujit vijnë si pasojë e reshjeve atmosferike gjatë ditë së sotme.

“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, kemi sërish ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit. Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova do të ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 23:00 dhe do zgjasë deri në orën 06:00. Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës. Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00”, thuhet në njoftim.