Në Prishtinë është përuruar “rruga e parë për fëmijë në kryeqytet”, në kuadër të projektit “Rrugët për fëmijë”.
Me anë të këtij projekti rruga para objektit të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë është kthyer në një shëtitore dhe promovohet si një zonë sigurie dhe pa vetura për nxënësit dhe banorët.
Përurimi është bërë të premten, me rastin e ditës së shkollës “Elena Gjika”.
Përmes projektit “Rrugët për fëmijë”, Komuna e Prishtinës synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët e kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video të minisheshit të përuruar.