Arbëri

Fasada e një ndërtese ngjitur me Ministrinë e Infrastrukturës rrezikon qytetarët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Qytetarët në sheshin e Prishtinës rrezikoheshin nga rënia e një pjese të fasadës së një objekti banimi, i cili gjendet ngjitur me objektin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Aty kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve të Prishtinës, të cilët kanë hequr fasadën që ishte pothuajse duke rënë në tokë dhe e cila rrezikonte qytetarët.

Edhe në të kaluarën zjarrfikësit kanë intervenuar për të larguar fasadat në objektet e vjetra banesore. Para disa jave pati një intervenim afër hotelit Grand.