Një buxhet mishmash është ai i vitit 2023 sa u përket shpenzimeve në telefon për Komunën e Prishtinës.
Fillojnë me 75 mijë euro në drejtorinë e Administratës të përcaktuara si shpenzime të telefonisë mobile.
E Drejtoria e Mirëqenies Sociale i ka ndarë si shpenzime të tjera telefonike për operatorin Vala 2.500 eurosh.
Te shpenzimet komunale janë ndarë edhe 70 mijë euro të tjera për telefoni fikse.
“Telefon”, pa u specifikuar si shpenzim në të folur apo blerje të telefonave, janë dy pika të tjera në buxhet, për të cilët janë ndarë në një vend 10 mijë euro e në një tjetër 50 mijë euro.
Në të dy rastet shkruhet vetëm: “telefon.”
Edhe
Shpenzimet e luksit e investimet për këtë vit nga qeverisja Rama
Në total paratë e ndara për telefon janë 205 mijë euro nga gjithsej 120 milionë euro që i ka buxhet Prishtina për këtë vit.
Komunarët vitin e kaluar shpenzuan 196 mijë euro në telefona apo 9 mijë më pak se sa këtë vit.
-
Pakoja e “Valës” në treg shumë më e lirë se që u ofrohet deputetëve
-
Telefonatat e kushtueshme të zyrtarëve shtetërorë
-
Haxhimusa: Prishtina nuk e ka luksin të mos e shpenzojë buxhetin për investime kapitale
-
D+: Komuna e Prishtinës pagoi rreth 190 mijë euro për përfaqësim ligjor edhe pse ka zyrtarë komunalë për këtë detyrë