Metro

KRU “Prishtina” tregon cilat vende do të kenë reduktime të ujit të dielën për shkak të turbullirave

Foto ilustrim
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura me vërshime që ndodhën së fundmi në vend, vazhdon të ketë turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Ibrit.

Përmes një komunikate, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se në disa zona do të ketë reduktime të furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.