Metro

Protestojnë punëtorët teknikë të Prishtinës, kërkojnë rritje të pagave

 

Me thirrjet “Qeveri- kompani privati hap sytë punëtorët po shkojnë”, “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, punëtorët tekniëk të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik kanë protestuar para komunës së Prishtinës.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, Jusuf Azmei tha se para se tw nisw kjo protestë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj ku kanë diskutuar për kërkesat e këtyre punëtorëve.